Telegrafi

Van Gaal dëshpëron keq Depayn

Memphis Depay nuk është grumbulluar për finalen e Kupës FA angleze, mes Cristal Palaces dhe Manchester United.

Është një lajm i bujshëm, sepse holandezi nuk ka munguar në asnjë takim nga 58 të tilla që ka luajtur United këtë sezon, duke qenë gjithnjë në listën e të grumbulluarve.

I blerë për një shifër të konsiderueshme verën e shkuar, Depay u prit si hero, por krahasimet e tij me Cristiano Ronaldon rezultuan një shaka totale dhe pak nga pak holandezi është kthyer në një lojtar stoli.

Mediat angleze raportojnë edhe një veprim të rëndë të mesfushorit, i cili sapo ka mësuar që nuk është grumbulluar, ka vendosur të mos udhëtojë me skuadrën për në Londër, ku do të luhet finalja, duke preferuar të udhëtojë në mënyrë private.