Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka thënë se skuadra e tij humbi ndaj West Bromwich, pasi lojtarët ishin të lodhur nga intensiteti i madh i ndeshjeve në javët e fundit.
Pjesën më të madhe të kësaj ndeshje Djajtë e Kuq e luajtën pa Juan Matan, i cili u ndëshkua me të kuq dhe kjo ishte një nga arsyet që ata humbën, e gjitha kjo sipas teknikut holandez.
“Ne luajtëm 10 kundër 11 dhe kjo është ndeshja e pestë në 14 ditët”, kështu e filloi Van Gaal intervistën duke e arsyetuar në një mënyrë humbjen.
“Kështu që unë mendoj se ishte shumë e vështirë, mendoj se kjo është arsyeja pse ne kemi humbur në këtë ndeshje . Është një turp”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/