Telegrafi

Van Gaal akuzon Matan për humbjen e Unitedit

Louis van Gaal ka thënë se Juan Mata i dëmtoi shanset e Manchester Unitedit për të fituar në ndeshjen e të dielës kundër West Bromit.

Mesfushori spanjoll i mori shumë shpejt dy kartonë të verdhë dhe u përjashtua që në minutën e 27-të.

Pastaj, WBA arriti ta fitojë ndeshjen me golin e Jose Salomon Rondon (67’).

“Kartoni i parë i verdhë mendoj se ishte budallallëk, sepse dihej se do të merrte karton, por i dyti, kur e di se e ke një karton të verdhë, duhet të kesh kujdes nga i dyti, është vështirë”.

“Në këtë mënyrë e dëmton të gjithë skuadrën”, është shprehur Van Gaal për Sky Sports. /Telegrafi/