Mediet holandeze raportojnë se 64-vjeçari nga Amestradami mund të rikthehet shumë shpejtë në drejtimin e një skuadre, pas shkarkimit nga stoli i Manchester United në fund të sezonit të kaluar,
Emërimi i trajnerit holandez nuk do të jetë në një klub, por për përfaqësuesen e Belgjikës, kjo pasi eliminimi në çerekfinalet e Evropianit nga Uellsi ka bërë që drejtuesit e federatës belge të mendojnë për një trajner të ri, me shumë më tepër eksperiencë se Marc Wilmots.
Van Gaal është profili i duhur për të marrë drejtimin e Djajve të Kuq, edhe pse për momentin federata belge e futbollit ende nuk ka marrë një vendim sa i përket të ardhmes së Wilmotsit.
Fakti që Van Gaal në të kaluarën ka drejtuar në dy periudha të ndryshme përfaqësuesen holandeze të futbollit është pozitiv dhe shton shanset e tij për të marrë drejtimin e një prej kombëtareve më premtuese në botën e futbollit.
Van Gaal nga ana e tij është i gatshëm për të dëgjuar çdo ofertë që mund të vijë në drejtim të tij nga drejtuesit e federatës belge të futbollit. /Telegrafi/