Telegrafi

Van der Wiel akuzon ashpër Blancin

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Gregory van der Wiel ka treguar arsyen e vërtetë se përse ka vendosur të largohet nga kampionët francezë.

Reprezentuesi holandez tashmë e ka zyrtarizuar largimin nga klubi pas 4 viteve. Ai ka pasur rreth 100 paraqitje në të gjithë garat.

“Do të dëshiroja të qëndroja tek PSG, mirëpo mendoj se të gjitë e kuptojnë vendimin tim për t’u larguar. Asnjëherë nuk kemi folur me të vërtetë me trajnerin Laurent Blanc. Jo aq shumë të jam i sinqertë. Nuk mendoj se Blanc ka dëshirë të flas me lojtarët e tij”.

“Ai kurrë nuk më ka treguar se pse nuk jam duke luajtur startues. Ndjehem shumë keq. Isha shumë i dëshpëruar sepse mendoj që kam atribute të mira për të luajtur në Ligën e Kampionëve”, ka përfunduar ai.