Rafael van der Vaart ka pohuar në mënyrë sensacionale se sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland nuk është një lojtar i klasit botëror.
Që kur mbërriti në Angli pak më shumë se dy vjet më parë, norvegjezi ka shënuar 107 gola në 117 paraqitje për Cityn, duke ndihmuar klubin të fitojë tripeltën në sezonin e tij të parë përpara se të ruante titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar.
Ai ka fituar Këpucën e Artë në dy sezonet e tij të para në City dhe është në rrugën e duhur për ta fituar atë për herë të tretë duke shënuar 12 herë në 13 paraqitje në 2024-2525.
Megjithatë, City po kalon nëpër një formë të mjerueshme nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke dështuar të fitojë asnjë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Ata u mundën 2-0 nga Liverpool në Anfield të dielën dhe tani janë 11 pikë prapa Reds në tabelën e ligës.
Golat janë në mungesë për Haaland gjatë kësaj ecurie pa fitore, dhe Van Der Vaart e ka akuzuar Haaland se nuk ka kontribuar sa duhet kur nuk shënon.
Duke folur për Haaland në emisionin The LineUp të talkSPORT, Van Der Vaart shpjegoi: “Unë gjithmonë kam thënë, hiqi ritmin e tij, mendoj se është një lojtar normal. Nuk dua të jem i pasjellshëm me të, por teknikisht mendoj se normalisht nuk është mjaftueshëm i mirë”.
“Normalisht, kur City e ka topin ai ka shënuar shumë gola, por më mungon diçka për të folur për një sulmues botëror, të klasit botëror”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/