Ish-portieri i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar është rikthyer nga pensionimi në moshën 45-vjeçare, pasi dëshiron ta ndihmojë ekipin e tij të fëmijërisë VV Noordwijk.
Ish-përfaqësuesi i Holandës ndeshjen e tij të fundit e zhvilloi në vitin 2011 në finalen e Ligës së Kampionëve të cilën e humbi nga Barcelona, por ai mbetet anëtar i klubit holandez që janë në krizë të lëndimeve të portierëve.
Pas lëndimit të portieri Mustafa Mare Zine, Noordwijk ka kërkuar nga federata holandeze që t’ia mundësojë Van der Sarit rikthimin të shtunën kundër Jodan Boyes dhe kjo i është mundësuar atij.
“Ai ende e ndjen ngrohtësinë e klubit”, ka thënë Pieter Vink, drejtor teknik i Noordwijkut.
“Pas disa bisedimeve ai u pajtua që ta ruajë portën të shtunën kundër Jodan Boys. Ne besojmë se do të jetë vetëm një ndeshje. Jemi të lumtur që Edwin dëshiron të na ndihmoj”.