Donny van de Beek është shumë afër që të largohet nga Manchester United në këtë afat kalimtar të janarit.
Mesfushori holandez ka dështuar të tregojë vetën në Old Trafford, andaj largimi i tij në afatin e dimrit është mëse i mundur.
Ole Gunnar Solskjaer i ka bërë me dije Van de Beekut se nuk është në planet e tij dhe është i lirë të largohet.
Newcastle United ka shfaqur interesim për të dhe dëshiron ta transferojë atë në janar, si pjesë e epokës revolucionare në skuadër.
Mail Sport bën të ditur se holandezi është i hapur për të kaluar te Magpies, derisa pret ofertë konkrete nga ana e tyre.
United kishte paguar afro 50 milionë euro për transferimin e tij nga Ajaxi, mirëpo potenciali i tij nuk u përmbush tek ta. /Telegrafi/