Katër muaj pas transferimit, Jadon Sancho duhet të jetë lehtësuar kur shënoi golin e tij të parë për Manchester United në ndeshjen e tyre vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit.
21-vjeçari, i cili kaloi në Old Trafford nga Borussia Dortmund në një marrëveshje prej 85 milionë euro, ka bërë 16 paraqitje për klubin dhe kombëtaren këtë sezon, por shumica e atyre minutave kanë ardhur nga stoli.
Sancho ishte larg nga një lojtar i rregullt nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer, por të martën mbrëma, trajneri i përkohshëm Michael Carrick i dha atij një vend në njëmbëdhjetëshen e parë – dhe anglezi e shpërbleu këtë besim me një gol mahnitës.
Sancho dukej i rrezikshëm në krahun e djathtë, duke treguar pamje të formës së tij për Borussia Dortmund kundër skuadrës spanjolle, teksa ishte në aksion me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Bruno Fernandes dhe Donny van de Beek.
Ishte një natë e mrekullueshme edhe për këtë të fundit, i cili gjithashtu ka luftuar për minutat e ekipit të parë këtë sezon nën drejtimin e Solskjaer.
Ish-mesfushori i Ajaxit, i cili shënoi golin e fundit të epokës së Solskjaer në humbjen 4-1 të javës së kaluar ndaj Ëatford, bëri përshtypje kundër skuadrës së Unai Emery.
Duket se Van de Beek më në fund po shijon futbollin e tij te United dhe pas fishkëllimës së fundit, ai ndau një moment të gëzueshëm me Jadon Sancho; një lojtar me të cilin ka ndarë stolin në disa raste këtë sezon. /Telegrafi/
Van De Beek is really happy for Sancho.❤️pic.twitter.com/Qo0x6oGd1S
— 🇵🇹 (@JJxtra_) November 23, 2021