Telegrafi

Vampire Esports dominon PUBG Mobile World Invitational 2023

Ekipi Vampire Esports ka fituar PUBG Mobile World Invitational 2023 (PMWI 2023) me afro 90 pikë më shumë se vendi i dytë.

Kjo është hera e dytë radhazi që Vampire Esports fiton PMWI që u mbajt në Riad, pasi ka fituar PMWI 2022 dhe PMWI 2022: Afterparty dhe ka marrë në shtëpi mbi 600 mijë dollarë si shpërblime.

Gjithsej 16 skuadra ishin në garë në turneun PMWI 2023, ku u ndan çmime në vlerë prej 2 milion dollarësh.

Skuadra fituesi Vampire Esports morën me vete çmimin prej 432 mijë dollarësh, ndërsa në vendin e dytë ekipi Six Two Eight fituan 232 mijë dollar.

Vampire Esports grumbulluan 227 pikë në total në 18 raunde të luajtura, 89 pikë më shumë se vendi i dytë.

MVP i turneut u shpall lojtari i Vampire Esports, Nattawut “TonyK” Muensa. /Telegrafi/