Valve ka njoftuar zyrtarisht Counter-Strike 2, hapin tjetër në ekskluzivitetin e lojës, me një seri videosh në kanalin e tyre në Youtube.
Counter-strike 2 do të jetë një përmirësim falas i CS:GO siç zbulohet nga kompania me bazë në Seattle në një postim në blog që njofton ndryshimet.
Videoja e parë shpjegoi se si zhvilluesit kanë riparuar granatat e tymit apo të njohura si smokes, në sistemin e ri të Counter-Strike.
Disa nga ndryshimet e shpallura u shfaqën në tre video të shkurtra, që tregojnë ndryshimet që vijnë në harta, normat e shënimeve dhe një ripërpunim të plotë të mënyrës se si funksionon granata (smoke) në lojë.
Video-loja e re do të mund të testohet nga persona të caktuar të zgjedhur nga Valve, përpara lansimit të saj që pritet të bëhet verën e këtij viti. /Telegrafi/