Site icon Telegrafi

Valtteri Bottas fiton garën e parë të Formula 1 në Australi

Valtteri Bottas fitoi garën e parë sezonale (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Valtteri Bottas ësht fituesi i garës së parë sezonale në Botërorin e Formula 1 në Australi. piloti finlandez i Mercedes dominoi në pistën e Melbourne gjatë gjithë kohës dhe arriti të regjistrojë edhe xhiron më të shpejtë që me rregulloren e re i jep një pikë shtesë në klasifikimin për pilotë.

Çmimi i Madh i Australisë nisi me Lewis Hamilton në ‘pole position’, por britaniku u befasua nga Bottas në nisje pasi u parakalua prej finlandezit të cilit nuk mundi dot t’i kundërpërgjigjej duke e mbyllur kështu garën në vendin e dytë, ndërkohë që u ngjit në podium edhe piloti i Red Bull, Max Verstappen.

Ferrari bëri një garë opake me Kokëkuqen Italiane që nuk ishte kurrë në luftë për fitoren e garës, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Formula 1

Të dy pilotët e kësaj skuadre, Sebastian Vettel dhe Charles Leclerk ishin larg Mercedes duke mos arritur të ngjiteshin në podium dhe e mbyllën Çmimin e Madh të Australisë respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Renditja e garës vijon me vendin e gjashtë të pilotit të Haas, Magnussen, i ndjekur nga Hulkenberg në të shtatin. Mjaft mirë u paraqit edhe Raikkonen me Alfa Romeo me finlandezin u pozicionua në vendin e tetë.

Paraqitje pozitive patën e Lance Stroll e Daniil Kvyat që arritën të hyjnë në zonën e pikëve. Robert Kubica që u rikthye në Botërorin e F1, u rendit i fundit me Williamsin e tij me tri xhiro prapa fituesit.

Exit mobile version