Telegrafi

Valorant zgjidhet video-loja më e mirë e eSports për vitin 2022

Video-loja e krijuar nga Riot Games, është zgjedhur më e mira në ‘The Game Awards’.

Game Awards 2022 është një shfaqje çmimesh që nderon video-lojërat më të mira të vitit.

Ngjarja e këtij viti u drejtua nga Geoff Keighley, krijuesi dhe producenti i The Game Awards, dhe u mbajt për një audiencë të ftuar në Teatrin Microsoft në Los Anxhelos.

Valorant është zgjedhur si loja eSports më e mirë për vitin 2022, duke lënë pas lojërat si CS:GO, Dota 2, Rocket League dhe League of Legends.

Nominimet për çmimet e video-lojërave përzgjidhen nga një juri mbi 100 persona, nga media kryesore, organizata, dhe ndikues të rëndësishëm në të gjithë globin.

Valorant u lansua në vitin 2020 nga Riot Games, dhe cilësohet si një video-lojë e ngjashme me CS:GO. /Telegrafi/