Valon Behrami ka folur për mediat e Zvicrës në lidhje me pensionimin e tij nga kombëtarja që po del të jetë i detyrueshëm.
Në një intervistë, 33-vjeçari dhënë televizionit RSI ka treguar çfarë ndodhi saktësisht.
Ai ka treguar se si trajneri Vladimir Petkovic, e ka telefonuar dhe brenda 30 sekondave ia ka kumtuar lajmin se nuk llogaritë më në të.
“Vladimir Petkovic më thirri sot në mesditë”, fillon rrëfimin për RSI mesfushori shqiptar.
“Isha i befasuar. Mendova se ishte një thirrje mirësjellje, por jo, ishte të më thoshte se nuk do të luaja më shumë për ekipin zviceran”.
“Jam shumë i zhgënjyer. Do të kisha dashur që Petkovic të më shikonte në sy”, vazhdon Behrami.
Behrami thotë se për të largimi nuk është një problem i madh, vetëm mënyra e komunikimit e shqetëson atë.
“Tani kam më shumë kohë për vajzën time dhe për gruan time”.
Sigurisht, se atij i mbetet hatri paksa, pasi ka investuar shumë për kombëtaren dhe këtë e thotë edhe vet.
“Kam investuar shumë emocione për ta mbajtur grupin së bashku. Gjithmonë kam dashur të formoj unitet. Por po e ndjej që është një përjashtim”.
“Dëbimi është një vendim politik i vendimmarrësve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin dhe futbollin, dhe nuk kanë luajtur kurrë vetë “.
Në anën tjetër edhe trajneri Vladimir Petkovic e ka pranuar që Behrami është përjashtuar.
“Është një vendim mbi sportin”, ka thënë 54-vjeçari.
My international career is over.🇨🇭 pic.twitter.com/vRh8iCUeht
— Valon Behrami (@ValonBera) August 6, 2018
Valon Behmrami nuk do të jetë i vetmi pasi mësohet se të njëjtën rrugë e kanë marrë edhe Johan Djourou , Gelson Fernandes dhe Blerim Xhemaili.
Federata e Futbollit Zviceran (SFV) nuk e ka konfirmuar largimin e lojtarëve. /Telegrafi/