Telegrafi

Valon Behrami pritet të pensionohet si futbollist, por mund të nis punën në Serie A si trajner

Futbollisti i njohur shqiptar, Valon Behrami, pritet që të pensionohet nga futbolli në moshën 37 vjeçare.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, në rast të ardhjes së Francesco Marroccu si drejtor i ri sportiv te Hellas Verona, Valon Behrami mund të kthehet në këtë klub pas 18 vitesh, por jo si futbollist.

Mesfushori që luan te Brescia është gati të mbyll kontratën me klubin dhe ky do të jetë sezoni i tij i fundit në fushë.

Prandaj futbollisti nga Kosova mund t’i bashkohet stafit të klubit Verona.

Behrami mbërriti në Itali falë Genoas në vitin 2003 dhe eksperienca e dytë italiane ishte në Verona, me 3 gola në 33 paraqitje në sezonin 2004-2005. /Telegrafi/