Site icon Telegrafi

Valon Behrami flet për momente e vështira kur u infektua me COVID-19: Frikësohesha për familjen, tani jam më i ndjeshëm, futbolli ka ndryshuar

Mesfushori i Genoas, Valon Behrami dëshiron tu sjellë gëzimi tifozëve në “Derby della Lanterna” kundër Sampdorias, ndërsa është ndalur të flas edhe për periudhën e vështirë kur ishte prekur me COVID-19. 

Genoa kanë pasur një fillim të vështirë këtë edicion, pasi klubi u përfshi nga një shpërthim i coronavirusit.

Me 22 raste me COVID-19 në klub, kishte edhe në staf dhe lojtarë, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe mesfushori 35-vjeçar shqiptar.

“Nuk më pëlqen kur thonë: “Ajo që nuk të vret të bën më të fortë””, ka thënë fillimisht Behrami për Il Secolo XIX.

“Nuk e gjeta veten më të fortë, e gjeta veten më të brishtë. Nuk është problem fizik, jemi të trajnuar mirë. Kam jetuar frikën e diçkaje që nuk e dija, frikën se mund të prekë fëmijët e mi, prindërit e mi, gruan time”.

“Më mirë mua sesa ata, mendova. Dhe pastaj për shumë orë vetëm, i mbyllur në një dhomë, i izoluar nga bota: Zbulova anën time të brishtë, kjo më bëri më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të të tjerëve”.

“Kur u ktheva në stërvitje, kisha pak dëshirë të flisja. Unë pashë edhe shokët e tjerë të ekipit dhe ndjeva vuajtjet e tyre”.

Behrami, i cili kaloi si lojtar i lirë në Genova në janar të vitit 2020, ka thënë se coronavirusi na ka ndryshuar.

“Për fat të mirë gruaja ime nuk kishte ndonjë problem. Ne nuk e pamë më njëri-tjetrin që pas ndeshjes kundër Napolit, ishim larg”.

“Ajo nuk ishte e infektuar dhe për mua ishte një lehtësim i madh. Shoh shumë nervozizëm agresiv përreth, nuk mund të shprehësh një ide, të drejtë apo të gabuar, pa u sulmuar nga ata që nuk pajtohen”.

“Ndodh në të gjitha sferat e jetës. Ne përfundojmë duke mos thënë asgjë, ne mbetemi të parëndësishëm dhe kjo nuk është e mirë për mua”, ka thënë Behrami.

Derby della Lanterna i fundit përfundoi në një fitore 2-1 për Genoan, kur Domenico Criscito dhe Lukas Lerager shënuan golat e fitore, ndërsa Manolo Gabbiadini kishte shënyar për ekipin vendas.

“Në korrik, unë isha në tribuna duke vuajtur, për ne ishte loja e një jete dhe ne arritëm ta fitonim atë. Tani, ne do të provojmë përsëri, me të njëjtin intensitet si atëherë”.

“Fatkeqësisht, atmosfera nuk është e zakonshme, kuptohet se ka përparësi të tjera. Kur arrita në janar, njerëzit që më takuan po më tregonin për Derbi, duke më kërkuar ta fitoja. Tani, unë i shikoj ata që jetojnë pranë meje, pothuajse shmangin bisedat  me njëri-tjetrin. Do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe për t’i dhënë gëzim tifozëve tanë”, shtoi ai.

Behrami tha se Derby do të jetë ndryshe pa tifozë dhe pranoi se ‘atmosfera e çuditshme’ ka ndryshuar ndeshjet.

“Futbolli pa tifozë nuk më entuziazëm, por për momentin, është e pamundur të mendosh të kesh tifozë përsëri në tribuna. Kjo atmosferë e çuditshme ka ndryshuar shumë gjëra, në të mirë ose në të keq. Të luash në stadiume bosh çon në momente shpërqendrimi, ne jemi duke u mësuar me këtë situatë të re”, deklaroi Behrami.

Behrami vlerësoi trajnerin e ri Rolando Maran, duke thënë se është shumë i përgatitur. /Telegrafi/  

Exit mobile version