Mesfushori i Watfordit, Valon Behrami, mund të kthehet në Serie A ku për të interesohet Udinese.
Mesfushori shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës ka mbushur 32 vjet dhe në vitin 2017 është paraqitur vetëm në pesë ndeshje me klubin e tij shkaku i lëndimeve.
Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2018 dhe Sky Sport Italia shkruan se lojtari mund të kthehet në Itali.
Ai mund të kalojë te Udinese, që është pronë e familjes Pozzo, që po ashtu e kanë në pronësi edhe Watfordin.
Për Behramin ka shfaqur interes edhe klubi zviceran Sion.
Lojtari më parë në Itali ka luajtur për klube si Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina dhe Napoli.
Po ashtu karrierë ka bërë edhe me fanellën e West Ham United dhe Hamburgut. /Telegrafi/