Vamir Veliu ka vazhduar me formë të mirë te skuadra turke, Gaziantep, në të cilën u transferua para disa ditësh.
Në ndeshjen miqësore të zhvilluar të shtunën ndaj Keciorengucu, sulmuesi yni ka gjetur sërish golin.
Veliu realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij në ndeshjen që u mbyll 2-1.
22-vjeçari shënoi në minutën e 73-të të ndeshjes.
Veliu shënoi edhe para disa ditësh, duke treguar formë të mirë që në start me klubin e ri. /Telegrafi/