Telegrafi

Valmir Sylejmani i pandalshëm, realizon dy gola të tjerë në fitoren e Manheim

Valmir Sylejmani është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Sulmuesi gjilanas ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Manheim 4-3 ndaj Duisburg në Bundesliga 3.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar dy gola të mrekullueshëm, për t’i dhënë ekipit të tij fitoren e tretë në kampionat pas gjashtë ndeshjeve të para.

Gjilanasi është tani golashënuesi më i mirë i klubit me katër gola pas gjashtë ndeshjeve në Bundesliga 3.

Përveç katër golave të realizuar, Sylejmani ka bërë edhe dy asistime duke ndihmuar Manheimin të ngjitët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë.

Sylejmani ka realizuar edhe dy gola të tjerë dy javë më parë në kuadër të Kupës së Gjermanisë përballë Eintracht Frankfurt.

Forma e jashtëzakonshme që po kalon me klubin, mund të bëjë që trajneri Bernard Challandes ta grumbulloj për dy ndeshjet e radhës të Kosovës, pas mungesave të mëdha që janë. /Telegrafi/