Telegrafi

Valletta e Maltës, kundërshtari i parë i Kukësit në LK

Foto: KF KUKESI/Facebook

Nga Nyoni i Zvicrës është mësuar kundërshtari i parë me të cilët do të përballet në rrugëtimin e tyre evropian skuadra shqiptare Kukësi, që zë vendin e Skënderbeut kampion në Kategorinë Superiore.

Goglat e shortit kanë përcaktuar një duel të përballueshëm për Kukësin që do ta luajë ndeshjen e parë brenda me Valletta FC e Maltës.

Duhet theksuar se 31 ekipeve pjesëmarrëse të këtij raundi do t’iu shtohet edhe fituesi i turit parakualifikues, mes katër skuadrave ku bën pjesë edhe KF Drita.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues do të luhen në datat 10/11 korrik dhe ato të kthimit më 17/18 korrik.

Ekipet që nuk do të mund të ecin më tej nga ky raund do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Evropa Ligës.

Shkëndija në raundin e parë të eliminatorëve të LK-së luan me kampionin e Uellsit, The New Saints.

Prishtina në anën tjetër në Ligën e Evropës do të përballet ndaj FC Europa. /TCh/