Valentino Rossi pas ndërhyrjes kirugjikale në këmbë ku u dëmtua gjatë një seance stërvitore, paraqet tashmë parametra të stabilizuar dhe ka nisur fazën e rehabilitimit.
Objektivi i tij i vetëm është të rifitojë në kohë sa më të shkurtër formën optimale që do t’i lejojë rikthimin në pistë.
“Koha e rikuperimit nuk është shumë e shkurtër, por do të bëjë maksimumin tim për t’u kthyer sa më shpejt”.
“Më vjen shumë keq që do të humbas pikërisht Çmimin e Madh të Italisë. Prisja me padurim garimin përpara tifozëve të mi, sepse siç dihet në Misano atmosfera është gjithnjë speciale. Fatkeqësisht më duhet ta shoh si spektator, por jam i lumtur që skuadra po më mbështet maksimalisht”
Doktori ka nisur seancat e fizioterapisë dhe është mjaft falënderues ndaj të gjithë atyre që e mbeshtesin në këto ditë të vështira për të. /SS/