Site icon Telegrafi

Valentino Rossi kthehet në ‘pole position’ pas gati dy vitesh

Valentino Rossi (Foto: Getty Images)

Pas një mungese prej një viti e gjysmë Valentino Rossi rikthehet në pole position dhe këtë e arriti në shtëpinë e tij në Mugello, ku me kohën rekord 1.46.208 mori vendin e parë në nisje për garën e së dielës.

Piloti pesarez ka gjetur formën e tij më të mire këtë fundjavë, duke fluturuar në kualifikueset e Çmimit të Madh të Italisë, garës së gjashtë sezonele të Moto GP.

Ky është pole position i 65 në karrierë për italianin që garon më Yamaha.

Rossi la pas dyshen e spanjollëve Lorenzo dhe Vinales që u ndanë me kohë shumë të ngushta me njëri-tjetrin.

Iannone dhe Petrucci me Suzuki dhe Ducati ndanë vendin e katër dhe të pestë.

Më tej vijnë Marquez, Dovizioso, Crutchlow, Zarco dhe Rins. /SS/

Exit mobile version