Telegrafi

Valencia: United do tre trofe këtë sezon

Manchester United është në kërkim të tre trofeve këtë vit ka thënë Antonio Valencia, duke mos hequr dorë nga titulli i Ligës Premier.

United fitoi Kupën EFL dhe kundër Southampton (3-2) në fundjavë.

Manchester United janë në garë edhe në Ligën e Evropës, ndërsa edhe pse janë 15 pikë prapa Chelseat besojnë që mund të kenë një mundësi për të fituar.

“Ky është mentaliteti që ne kemi- ky trofe na ka dhënë shumë besim”

“Ne jemi duke biseduar për tre trofe. Besoj që mund t’i fitojmë. Duhet ta kuptojmë që ne jemi Manchester United dhe mund t’i fitojmë këta tre trofe”.

“Nuk nuk i kemi humbur shpresat këtë vit të fitojmë tre trofe. Do të luftojmë për kampionat edhe këtë sezon, por nëse nuk mundemi këtë vit vitin e ardhshëm do të luftojmë edhe më shumë që ta fitojmë kampionatin”, ka thënë Valencia.

United është në garë edhe në FA Kupë, ku do të takohen me Chelsean. /Telegrafi/