Manchester United ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj Evertonit, e vlefshme për javën e pestë të Ligës Premier.
Është mbrojtësi ekuadorian, Antonio Valencia, i cili ka shënuar për 1-0.
Goli i Valencias erdhi në minutën e katërt të ndeshjes pas asistimit të Nemanja Matic.
Ky gol i ekuadorianit erdhi nga distanca dhe ishte i hatashëm. /Telegrafi/