Telegrafi

Valencia: Mourinho si Fergusoni, e fitojmë tripletën

Manchester United ka fituar trofeun e parë këtë edicion duke triumfuar 3-2 ndaj Southampton.

Mbrojtësi i djathtë, Antonio Valencia ka lavdëruar trajnerin aktual të ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinhon.

Anësori ka thënë se portugezi është i njëjtë me Sir Alex Ferguson, derisa synon ta fitojnë tripletën.

“Për mendimin tim, është e njëjta atmosferë. Kemi sigurinë se jemi nën drejtimin e një trajneri elite me Mourinhon i cili është i njëjtë me Fergusonin. Ata kanë personalitete të ndryshme por të dy janë trajnerë fantastikë”.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra. Atmosfera, ne luajmë me më tepër vetëbesim, me më tepër lumturi dhe përgjegjësi. Kur sjellë lojtarë të kualitetit të lartë, kjo ndryshon atmosferën e skuadrës. Kemi të njëjtën përgjegjësi por shumë gjëra kanë ndryshuar. Trofeu na ka dhënë më tepër vetëbesim”.

“E kemi mendjen te këto tre trofe. Besoj se mund t’ia dalim. Duhet të kuptojmë se jemi Manchester United dhe se mund t’i fitojmë këto tre trofe. Trajneri më ka dhënë vetëbesim në rolin tim të ri. Dua të kontribuoj në sulm por në të njëjtën kohë duhet të bëj sa më pak gabime në mbrojtje”, deklaroi Valencia. /Telegrafi/