Valencia nuk është e gatshme të pranojë së paku 25 milionë euro për mbrojtësin e krahut Joao Cancelo, një objektiv transferimi për Juventusin dhe Interin.
Mbrojtësi portugez është vetëm 23 vjeç dhe mund të luajë të gjitha rolet në krahun e djathtë, duke pasqyruar në mënyrë efektive Alex Sandron e Juventusit në të majtë.
Sipas SuperDeporte, Valencia ka vendosur një çmim prej të paktën 25 milionë euro për Cancelo dhe nuk do të largohet prej këtij çmimi.
Është raportuar se lojtari është gati për një ndryshim të skuadrës dhe vendit dhe agjenti i tij Jorge Mendes është në negociata me disa klube italiane këtë muaj.
Juve besohet se kanë ofruar për të 17 milionë euro plus shërbimet e Mario Leminas, ndërsa Interi shpreson të përfshijë negociatat e Valencias për Jeison Murillo dhe interesin për Geoffrey Kondogbia. /Telegrafi/