Telegrafi

Valderrama: James nuk kthehet më te Real Madridi

Legjenda kolumbiane, Carlos Valderrama, nuk e sheh mesfushorin e Bayern Munichut, James Rodriguez të kthyer në Real Madrid.

James është në sezonin e dytë të si huazim, pasi klubet kishin një marrëveshje dyvjeçare.

“James duket mirë, i lumtur në Bayern Munich. Nëse ai nuk është kthyer në Real Madrid deri më tani, unë nuk mendoj se ai nuk do të kthehet më”.

James e Valderrama, kur futbollisti ishte te Real Madridi

“Çfarë bëri James në vitin e parë me (Carlo) Ancelotti në Real Madrid ishte gjë e madhe, nuk mendonte askush se do të bënte atë që bëri”.

“E dija sepse e kam njohur shumë kohë më parë dhe besova shumë”.

“Ai kishte një sezon të madh. Ajo që ndodhi më vonë ishte e çuditshme. Nuk e kuptoja dhe ende në Kolumbi nuk e kuptojmë”, ka thënë Valderama.

James tani te Bayern

Për Jamesin ky sezon do të jetë vendimtar, pasi e ardhmja e tij do të vendoset.

Është folur shumë për një kalim të mundshëm të tij në Serie A, ku Juventusi dhe Milani janë vënë pas tij. /Telegrafi/