Legjenda kolumbiane, Carlos Valderrama, nuk e sheh mesfushorin e Bayern Munichut, James Rodriguez të kthyer në Real Madrid.
James është në sezonin e dytë të si huazim, pasi klubet kishin një marrëveshje dyvjeçare.
“James duket mirë, i lumtur në Bayern Munich. Nëse ai nuk është kthyer në Real Madrid deri më tani, unë nuk mendoj se ai nuk do të kthehet më”.
“Çfarë bëri James në vitin e parë me (Carlo) Ancelotti në Real Madrid ishte gjë e madhe, nuk mendonte askush se do të bënte atë që bëri”.
“E dija sepse e kam njohur shumë kohë më parë dhe besova shumë”.
“Ai kishte një sezon të madh. Ajo që ndodhi më vonë ishte e çuditshme. Nuk e kuptoja dhe ende në Kolumbi nuk e kuptojmë”, ka thënë Valderama.
Për Jamesin ky sezon do të jetë vendimtar, pasi e ardhmja e tij do të vendoset.
Është folur shumë për një kalim të mundshëm të tij në Serie A, ku Juventusi dhe Milani janë vënë pas tij. /Telegrafi/