Telegrafi

Vala sponsorizon Superligën e Kosovës në futboll

Vala do të jetë sponsor i ri i Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo është konfirmuar sot në konferencë për shtyp nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Kampioni i ri i Kosovës, sipas FFK-së, do të fitojë 35 mijë euro, ndërsa, vendi i dytë do të shpërblehet me 20 mijë euro.

Vendi i tretë merr 15 euro, i katërti 10 mijë euro dhe i pesti 5 mijë euro.