Telegrafi

Vala e të nxehtit në Athinë – temperatura në çatitë e veturave arrin deri në 80 gradë Celsius

Greqia po përballet me temperatura të larta në këtë fillim vere.

Ndërkohë sot siç tregohet nga kamera termike e një droni që fluturoi mbi Athinë, temperaturat arrinin jashtë normales së zakonshme në këtë sezon verore.

Videoja (shikoje këtu) e transmetuar nga Mega tregon zonën mbi rrugën nacionale në Peristeri, si më të prekuren nga vala e të nxehtit.

Treguesi i kuq do të thotë se temperatura i kalon 65 gradë Celsius, raportojnë mediat.

Në asfalt arrin edhe 70 gradë ndërsa në çatitë e veturave i kalon 80 gradë Celsius.

Ndryshe, autoritet greke u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin temperaturat e larta dhe të mos dalin në rrugë. /Telegrafi/