Vala e të nxehtit në Indi është më e gjata që ka goditur ndonjëherë vendin, tha eksperti më i lartë i motit i qeverisë, ndërsa paralajmëroi se njerëzit do të përballen me temperatura gjithnjë e më “goditëse”.
“Kjo ka qenë periudha më e gjatë sepse është përjetuar për rreth 24 ditë në pjesë të ndryshme të vendit”, ka thënë kreu i Departamentit Meteorologjik të Indisë (IMD), Mrutyunjay Mohapatra, përcjell Telegrafi.
Disa pjesë të Indisë veriore janë përfshirë nga një valë të nxehti që nga mesi i majit, me temperatura të larta mbi 45°C.
Mërkuri pritet të bjerë në veri këtë muaj, por Mohapatra paralajmëroi se do të pasojë edhe më keq.
“Valët e të nxehtit do të jenë më të shpeshta, të qëndrueshme dhe intensive nëse nuk merren masa parandaluese”, ka shtuar ai.
India është emetuesi i tretë më i madh në botë i gazeve serrë, por është zotuar të arrijë një ekonomi neto me emetime zero deri në vitin 2070 – dy dekada pas pjesës më të madhe të Perëndimit të industrializuar.
Tani për tani, ajo mbështetet në masë të madhe nga qymyri për prodhimin e energjisë.
“Ne po rrezikojmë jo vetëm veten, por edhe brezat tanë të ardhshëm”, ka thënë Mohapatra. /Telegrafi/