Telegrafi

Vajzat U19: Dardanet mësojnë rivalët e rrethit të dytë në Ligën B

Sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon është bërë tërheqja e shortit edhe për rrethin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024 për vajza për grupmoshën nën 19-vjeç.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e udhëhequr nga Albina Rrahmani do të marrë pjesë në Ligën B të këtyre kualifikimeve.

Në shortin e sotëm, Kosova U19 është përfshirë në Grupin B3 ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Gjibraltari dhe Luksemburgu.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në pranverë, derisa vendi nikoqir pritet të vendoset javën e ardhshme nga UEFA.