Site icon Telegrafi

Vajzat U17: Kosova mëson kundërshtarët në Ligën A për Euro 2024

Sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Ligës A për kualifikimet e Evropianit 2024 për femra në grupmoshën deri 17-vjeç.

Në këtë rreth merr pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila në muajin tetor arriti të fitojë grupin e saj në Ligën B, duke avancuar në Ligën A.

Në shortin e sotëm, Kosova u tërhoq në Grupin A2, ku bëjnë pjesë edhe Finlanda, Portugalia dhe Islanda.

E pranishme në tërheqjen e shortit ishte përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi.

Ky rreth i garave përbëhet nga 7 grupe. Ndeshjet zhvillohen në pranverë, derisa fituesit e secilit grup i bashkohen Suedisë si nikoqire e Kampionatit Evropian, i cili mbahet prej 5 deri më 18 maj.

Ndërkohë, skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt do të bien në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues 2024/25.

Exit mobile version