Site icon Telegrafi

Vajzat U16/ Kosova mposhtet nga Portugalia në “UEFA Development Tournament U16”

Përfaqësuesja e Kosovës e vajzave U-16 është mposhtur nga ajo e Portugalisë me rezultat 2-0 në kuadër të “UEFA Development Tournament U16” në Tiranë.

Në kuadër të “UEFA Development Tournament U16” në Tiranë, Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar ndeshjen e radhës kundër Portugalisë. Pas fitores bindëse ndaj Shqipërisë (6-0), Dardanet e reja nuk arritën t’i bëjnë ballë skuadrës e cila konsiderohet shumë më e fortë dhe me kualitet.

Kosova e pa vetën në disavantazh 1-0 në minutën e 12-të, kur portugezet shënuan golin e parë. Pavarësisht tentimit për të ndryshuar rezultatin, futbollistet e përzgjedhëses Albina Rrahmani nuk e patën një mundësi të tillë për t’ia arritur qëllimit në pjesën e parë.

Në vazhdim të lojës, kur Dardanet synonin të gjejnë rrugën e golit të barazimit, ishte sërish Portugalia e cila shënoi, kur po zhvillohej minuta e 59-të për rezultatin 2-0, që në fund doli të ishte epilogu i kësaj ndeshjeje.

Ndonëse edhe Kosova pati raste, Dardanet nuk arritën t’i konkretizojnë.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e zhvillon më 16 mars kundër Skocisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version