Site icon Telegrafi

Vajzat koreano-veriore që qajnë teksa dënohen dhe poshtërohen publikisht – në pamjet e rralla të zyrtarëve të regjimit të Kim Jong Un

Disa pamje të shfaqura thuhet se zbulojnë se si vajzat koreano-veriore poshtërohen dhe ndëshkohen publikisht për shikimin e mediave të Koresë së Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një seancë turpëruese publike në një auditor të madh, ku dhjetëra të rinj koreano-veriorë janë rreshtuar para ushtarëve dhe qortohen për ‘krimet’ e tyre.

Aty, një vajzë e re, e identifikuar vetëm si Choi, u pa duke qarë ndërsa tërhiqej zvarrë para turmës.

Sipas një përkthimi nga KBS Media, e cila ka marrë pamjet, ajo tha: “Kam bërë gabim duke dëgjuar dhe shpërndarë propagandën e papastër të publikuar”.

Më pas ajo është larguar me pranga.

Qeveria e Kim Jong Un ka pasur një kontroll të hekurt mbi informacionet që vijnë dhe dalin nga Koreja e Veriut për dekada, duke i ndaluar shprehimisht qytetarët e saj të konsumojnë lajme të huaja, muzikë, filma dhe televizion.

Madje, kushdo që kapet duke shkelur kufizimet e rënda mund të përballet me pasoja të rënda, duke përfshirë burgim dhe madje edhe vdekje.

Në vitin 2023, ministria e Unifikimit të Koresë së Jugut raportoi se të larguarit ishin dëshmitarë të ekzekutimeve publike të të rinjve që shikonin “K-drama” dhe dëgjonin “K-pop”.

Pavarësisht kësaj, përpjekjet e vazhdueshme për të luftuar kontrollin e Koresë së Veriut mbi popullsinë e saj kanë qenë të vazhdueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version