Site icon Telegrafi

Vajzat e mitura parakaluan lakuriq si pjesë e një rituali në Indi

Gjashtë vajza të mitura në Indinë qendrore u zhveshën dhe parakaluan lakuriq si pjesë e një rituali të fshatit për të bërë thirrjen e shirave.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në një fshat të thatë në rajonin Bundelkhand të shtetit Madhya Pradesh.

Videot që u bënë virale në mediet sociale thuhet se treguan vajza të reja që ecnin lakuriq me një bosht druri në shpatullat e tyre, që kishte një bretkosë të lidhur.

Vendasit besojnë se rituali do të “kënaqë” perëndinë e shiut dhe do të sjellë reshje shiu në rajon.

Komisioni Kombëtar i Indisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ka kërkuar një raport nga administrata e rrethit Damoh, ku ndodhet fshati.

Policia e Madhya Pradesh tha se nuk kishte marrë ndonjë ankesë zyrtare kundër ngjarjes, por shtoi se kishte hapur një hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version