Telegrafi

Vajzat e Kosovës mposhten nga Rusia

Përfaqësuesja e Kosovës për femra ka pësuar humbje nga Rusia me rezultat 3-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2022.

Futbollistet e Kosovës e kanë pësuar humbjen e pestë në kuadër të kualifikimeve, pasi të premten mbrëma në Manavgat të Turqisë, Kosova humbi 3:0 nga Rusia.

Epilogu i fituesit është zgjedhur në minutat e parë të ndeshjes, pasi ruset i shënuan shpejt tri gola në pjesën e parë.

Vendaset ruse shënuan në minutën e gjashtë për 1-0 me anë të Marina Fedorova, Alsu Abdullina shënoi për 2-0 në minutën e nëntë, ndërsa Fedorova realizoi për 3-0 në minutën e 12-të.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë dhe nuk pati gola të tjerë, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 3-0.

Ndeshja e parë me Rusinë, e luajtur më 6 mars në Gjermani u mbyll me humbjen e thellë 5-0 të Kosovës.

Pas kësaj humbje, Kosova mbetet e katërta me 10 pikë nga nëntë ndeshje, ndërsa Rusia është e dyta me 21 pikë.

‘Dardanet’ mbyllin këto kualifikime me një ndeshje tjetër shumë të vështirë, pasi më 1 dhjetor në Breda, luan ndaj Holandës, aktualisht superfuqi e futbollit të femrave. /Telegrafi/