Site icon Telegrafi

Vajzat dëshirojnë trupin e yjeve pornografike

Me notat prej 1 deri 10 vajzat rregullisht vlerësojnë pamjen e kolegeve të veta në shkollë dhe kanë perceptim joreal të trupit femëror, ka theksuar profesoresha e biologjisë, Helen Porter, nga Shoqata britanike e mësimdhënëse dhe ligjëruesve.

Me 13 apo 14 vjet, ato ndjejnë presion të madh të duken mirë sepse atëherë fillojnë të tregojnë interesim për djem, prandaj e kanë të rëndësishme t’u pëlqejnë atyre dhe shqetësohen nga ajo se çfarë mendojnë për to. Por më shumë se më parë e ngarkojnë veten me pamjen të cilën madje e krahasojnë me trupat e yjeve.

Ekspertët theksojnë që dëshirat e tyre janë gjithnjë e më ekstreme, ndërsa trupin që e dëshirojnë gjithnjë e më shumë ngjan me yjet pornografike sepse dëshirojnë këmbë të holla, gjinj të mëdhenj dhe bel të ngushtë, shkruan “The Telegraph”.

Vajzat nuk kuptojnë që trup të tillë kanë vetëm femrat e rralla prandaj është e rëndësishme të përmendet se si pritjet e tilla janë joreale.

Duhet të promovojmë mendimet pozitive për trupin e tyre që vajzat të ndihen mirë në trupin e vet dhe për të qenë të afta ta pranojnë veten ashtu siç janë, ka theksuar Porter.

Një nga problemet e mëdha është që djemtë dhe vajzat janë bombarduar me përmbajtjet pornografike, transmeton Koha.net. Djemtë dëshirojnë që vajzat të duken si aktoret porno, ndërsa vajzat dëshirojnë tu pëlqejnë atyre dhe mundohen të duken ashtu, ka shtuar Porter. /Telegrafi/

Exit mobile version