Tani nuk është më çudi që edhe pozat të kenë trende dhe të dalin nga moda. Një tjetër pozë që po bën namin në internet dhe e kemi parë ta bëjnë shumë vajza të famshme
Trendi i pozave filloi me “duck face” ku të gjithë mblidhnin buzët për t’u dukur më bukur në foto.
“Duck face” njihet edhe si poza më e famshme që shumë njerëz e përdorin edhe sot. Megjithatë, duhet ta pranojmë që kjo pozë ka dalë nga moda prej kohësh.
Pas saj namin e bëri poza “bambi”.
Edhe kjo pozë, ku vajzat vendosnin dorën në fytyrë për t’u dukur më trendy pati “periudhën e saj të lavdisë”.
E fundit ishte poza flamingo që vajzat e dashuruan. Për të realizuar këtë pozë vajzat mbanin një këmbe drejtë, ndërsa tjetrën të përthyer në formë trekëndëshi.
Quhej flamingo, pasi këmba mbahej e përthyer njësoj siç bëjnë flamingot.
Megjithatë tani është një tjetër pozë që po bën namin në internet dhe e kemi parë ta bëjnë shumë vajza të famshme. Nuk e dimë cili është emri i saktë i kësaj poze, por sipas këtij trendi vajzat mbajnë njërën ose të dyja duart te gjoksi.
Ju tingëllon e çuditshme? Hidhuni një sy pozave të mëposhtme dhe do ta kuptoni për çfarë bëhet fjalë.
Jeni gati për foton e radhës në Instagram? /Telegrafi/