Të gjithë e dimë se konsumomi i pemëve dhe perimeve luan rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm, por gjithashtu edhe në dukjen e lëkurës sonë.
Mirëpo, a e keni ditur se disa fruta kanë efekte më të veçanta në lëkurën e njeriut?
Boronicat
Të vogla nga madhësia, por padyshim që të mëdha nga përfitimet shëndetësore që i sjellin, transmeton Telegrafi.
Boronicat janë burim fantastik i antoksidantëve dhe janë të pasura me fibra, vitaminë A dhe C, prandaj është mirë t’i bëni pjesë të dietës tuaj për të pasur një lëkurë të mahnitshme.
Mollët
Mollët ndryshe njihen edhe si shoku i ngushtë i lëkurës. Për lëkurë më të re, konsumoni molla të kuqe, pasi që përmbajnë nivele të larta të kolagjenit që e promovon elasticitetin e lëkurës.
Shalqiri
Vera është afër, dhe padyshim që shalqiri është ndër ushqimet më të preferuara të freskëta të njerëzve.
I ëmbël dhe freskues me 90 për qind përmbajtje të ujit! Ky fryt i shijshëm e hidraton lëkurën, prandaj preferohet të hani aq më shumë që mundeni.
Bananet
Bananet janë ndër burimet më të mira të kaliumit, mineral i cili është i rëndësishëm në mirëmbajtjen e balancës lagështisë së lëkurës.
Zakonisht, lëkura e thatë është simptomë klasike e mungesës së kaliumit, prandaj është mirë t’i bëni bananet pjesë të dietës tuaj. /Telegrafi/