Leni Olumi Klum (17), vajza e manekines së famshme Heidi Klum (48), ka ndjekur gjurmët e nënës së saj të famshme
Ajo e bëri hapin e saj të parë të madh në prill të vitit të kaluar kur pozoi për revistën “Glamour Germany”, transmeton Telegrafi.
Leni është shumë e mirë në modeling, po bën gjithnjë e më shumë fushata, ndërsa me nënën e saj ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue”.
Trashëgimtares së Heidit i parashikojnë një karrierë të shkëlqyer dhe për shkak të bukurisë së saj, shumë besojnë se ajo do të arrijë ta kalojë famën e nënës së saj.
Manekinia Heidi Klum u martua me biznesmenin italian, Flavio Briatore, me të cilin u nda menjëherë pasi mësoi se ishte shtatzënë dhe u rrit nga këngëtari Seal.
Leni ka pasur rastin të bashkëpunojë me shumë marka të njohura. Në gusht të vitit 2021, ajo mbajti sfilatën e modës D&G dhe suksesi më i madh i karrierës së saj deri më tani ishte hapja e Javës Gjermane të Modës.
Gjithashtu, vitin e kaluar ajo ndërpreu bashkëpunimin me dyqanin online “About You”, për të cilin ka dizajnuar koleksionin e saj. Koleksioni u shit në të gjithë Gjermaninë. /Telegrafi/