Site icon Telegrafi

Vajza e Kim Jong-un ‘bën jetë luksoze’ derisa Koreja e Veriut po përballet me krizë ushqimore, thotë Koreja e Jugut

Vajza e Kim Jong-un po “jeton një jetë luksoze”, ndërkohë që njerëzit e Koresë së Veriut vazhdojnë të përballen me një krizë ushqimore në përkeqësim, pretendon Koreja e Jugut.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Ju-ae, që besohet të jetë rreth 10 vjeçe, thuhet se e kalon kohën e lirë duke përshkuar shëtitje me kalë, duke bërë ski dhe not.

Ajo është shkolluar në shtëpi në Phenian dhe nuk është regjistruar kurrë në një institucion arsimor zyrtar, thanë Shërbimet Kombëtare të Inteligjencës së Koresë së Jugut (NIS).

NIS zbuloi informacionin ndërsa informoi ligjvënësit dhe politikanët, duke thënë se Kim Yong-un është i lumtur që vajza e tij është ‘shumë e mirë’ në kalërim.

Derisa vajza thuhet se shijon stilin e saj të rehatshëm të jetesës, shumë koreano-veriorë po përpiqen të vendosin ushqim në tryezën e tyre.

Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara dhe autoritetet e Koresë së Jugut sugjeruan që furnizimi me ushqim tani “ka rënë nën sasinë e nevojshme për të kënaqur nevojat minimale njerëzore”.

Koreja e Veriut nuk publikon të dhëna zyrtare për këtë çështje, por analisti i kërkimit në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare ka analizuar të dhëna të tjera, duke përfshirë imazhet satelitore.

Popullsia e Koresë së Veriut është konsideruar si e keq-ushqyer nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë që para pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version