Një protestuese 12-vjeçare doli në skenën e samitit të klimës COP28 në Dubai sot, duke mbajtur një tabelë mbi kokën e saj ku shkruhej: “Ndaloni karburantet fosile. Shpëtoni planetin tonë dhe të ardhmen tonë”.
Licypriya Kangujam, aktiviste për mbrojtjen e klimës, u shoqërua nga nga rojet e sigurisë. Pas heshtjes që mbretëroi teksa vajza protestonte fort, pjesëmarrësit e samitit e duartrokitën në fund, transmeton Telegrafi.
Drejtori i samitit COP28, Majid Al Suwaidi, i cili u ngjit në foltore pas saj, tha se e admiron entuziazmin e të rinjve në samitin në Dubai, dhe i ftoi të pranishmit t’i jepnin vajzës së vogël një tjetër duartrokitje.
Licypriya postoi një video të saj duke dalë në skenë me mbishkrimin: “Këtu është video e plotë e protestës sime sot që ndërpreu seancën plenare të nivelit të lartë të OKB-së #COP28UAE. Pas kësaj proteste më ndaluan për mbi 30 minuta. Krimi i vetëm i imi është që po bëj thirrje për heqjen graduale të karburanteve fosile sepse ato janë shkaku kryesor i krizës së sotme klimatike. Tani më kanë përjashtuar nga COP28”.
Protestat publike janë të kufizuara në bisedimet e Kombeve të Bashkuara të mbajtura në Emiratet e Bashkuara Arabe. Autoritetet e atij vendi ndalojnë punën e shumë grupeve të organizuara, duke përfshirë partitë politike dhe sindikatat. Të hënën, vendet pjesëmarrëse morën një draft të ri të tekstit të marrëveshjes përfundimtare. /Telegrafi/
Here is the full video of my protest today disrupting the UN High Level Plenary Session of #COP28UAE. They detained me for over 30 minutes after this protest. My only crime- Asking to Phase Out Fossil Fuels, the top cause of climate crisis today. Now they kicked me out of COP28. pic.twitter.com/ToPIJ3K9zM
— Licypriya Kangujam (@LicypriyaK) December 11, 2023