Telegrafi

VAJTIM

Poezi nga: Louise Gluck
Përktheu: Sami Milloshi

Diçka e tmerrshme po ndodh
sërish po vdes dashuria ime
dashuria ime që thuajse kishte vdekur:
E vdekur dhe e vajtuar.
vazhdon muzika,
muzika e ndarjes
vegla muzikore për të bëhen pemët.

Sa mizore toka, shelgjet dridhen
mështeknat përulen dhe psherëtijne.
Sa mizore dhe thellësisht e butë.

Dashuria ime po vdes; e imja dashuri
një ide, një jetë, jo veç një njeri.

Për çfar të jetoj unë,
ku do ta gjej atë sërish,
nëse s’e gjej në dhimbje,
dru i errët që bën lahutën?

Një herë është e mjaftueshme.
Të thuash lamtumirë në këtë Botë,
Të pikëllohesh për të sigurisht
Një herë është mjaft, përgjithmonë.

Shelgjet dridhen te shatrivani i gurtë
shtigjet e luleve këputen.

E mjaftë është një herë: pse ai u ngjall sërish
Kaq shkurt, si vezullim në ëndërr?

Dashuria ime po vdes: ndarja ka filluar sërish
Dhe përmes perdeve të shelgjeve
përthyhet drita e diellit,
Jo drita që dinim ne.
Dhe zogjtë sërish po këndojne ,
madje edhe pëllumbi i vajtimit.

Ah, unë e kam kënduar këtë këngë.
Tek shatrivani i gurtë shelgjet po e këndojne sërish
me një butësi të patregueshme
duke gjurmuar gjethet e tyre
në ujin e përndritur.

Kthjelltësisht e dijnë,
E dijnë kthjelltësisht
Ai po vdes sërish
Dhe Bota po ashtu.

Po vdes ç’më ka mbetur
Edhe mua nga jeta.