Telegrafi

Vajrat eterike kundër lodhjes

Kundër lodhjes më së miri vepron vaji eterik i kanellës, borit dhe rozmarinës, ndërsa për ta përforcuar përqendrimin efekt më të mirë ka vaji eterik i mandarinës.

Disa pika të vajit eterik i qitni në llambën aromatike dhe e mbushni me ujë. Nëse nuk e keni këtë llambë, atëherë mund ta zëvendësoni me një gotë xhami me fund më të gjerë, të cilën pasi ta mbushni do ta vendosni në radiator.

Jo vetëm që aroma do të ketë ndikim pozitiv në punë, por edhe hapësira do të jetë më e freskët dhe më e këndshme.

Vajrat eterike janë lëngje të përqendruara të cilat fitohen me procedurë të veçantë nga bimët, ndërsa aromën e lëshojnë në mënyrë graduale dhe jo agresive. Prandaj nuk duhet të mendohet për freskuesit elektrik të ajrit sepse nuk janë të ngjashëm.