Telegrafi

Vaji i ullirit mund të parandalojë ulcerën

Vaji i ullirit mund të jetë i mirë për stomakun, po aq sa edhe për zemrën tuaj.
Një studim i ri spanjoll tregon se vaji i pastër i ullirit mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me H. Pylori, që janë shkaktar për miliona raste të gastritit dhe ulcerës peptike çdo vit.

Testet preliminare laboratorike tregojnë se kompozimet antioksiduese të gjetura në vajin e pastër të ullirit janë efektive kundër një varg llojesh të baktereve H. Pylori, të cilat infektojnë mukozën e lukthit.

Hulumtimet thonë se këto rezultate tashmë duhet të testohen tek njerëzit. Por, nëse studimet e ardhshme konfirmojnë këto zbulime, përfshirja e vajit të freskët të ullirit në ushqim mund të ndihmojë në pengimin e dhimbjeve të ulcerës së lukthit.

Kompozimet fenolike ndihmojnë lukthin

Hulumtuesit thonë se studimet e mëhershme kanë treguar se produktet natyrale të pasura me antioksidues, të njohur si kompozime fenolike – siç janë vena e kuqe, çari i gjelbër dhe lëngu i boronicës – mund të inhibojnë zhvillimin e H. Pylori.

Por deri tani karakteristikat antibakteriale të vajit të ullirit nuk janë përcaktuar. Ata thonë se vaji i pastër i ullirit nuk është unik pasi që ai është një prej vajrave të pakta ushqimore bimore me përmbajtje të lartë fenolike.

Në studimet, të botuara në “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, studiuesit përdorën eksperimentet laboratorike për të simuluar konditat e stomakut të njeriut me qëllim të përcaktojnë zotësinë e vajit të ullirit për të luftuar bakterin H. Pylori.

Hulumtuesit spanjoll kanë gjetur se kompozimet e shëndetshme fenolike në vajin e pastër të ullirit janë të qëndrueshme në konditat acidike të lukthit të krijuara artificialisht.
Këto bashkëdyzime fenolike po ashtu kanë efekt të fortë antibakterial.

Rezultatet e studimeve laboratorike kanë treguar se këto bashkëdyzime të vajit të ullirit ishin efektive kundër të tetë variacioneve të H. pylorit, përfshirë edhe tri variacionet që janë rezistente ndaj disa antibiotikëve. /Telegrafi/