Site icon Telegrafi

Vaji i peshkut i disponon tinejxherët

Profesori So Kentaro Murakami, së bashku me kolegët e tij të Universitetit të Tokios, i kanë analizuar shprehitë e të ushqyerit, lidhur me nivelin e dëshpërimit, të një grupi prej gjashtë mijë nxënës të shkollave të mesme të Japonisë të moshës prej 12 deri në moshën 15 vjeçare. Sipas përgjigjeve të pyetësorëve të plotësuar nga nxënësit, është vërtetuar se djelmoshat që kanë ngrënë peshk, kanë pasur më pak simptome depresioni.

Shkencëtarët janë habitur, pse vaji i peshkut nuk e ka pasur efekte të njëjta te femrat tinejxhere dhe të të rriturit. Fakti që gjenetikisht femrat janë më të ndjeshme ndaj depresionit sesa meshkujt, mund të jetë shpjegimi i rezultateve të këtij studimi, ndonëse këtë shkencëtarët nuk e pohojnë me siguri të plotë.

Në hulumtimet e më tejme, do të studiohet lidhja e mundshme ndërmjet vajit të peshkut dhe trurit të meshkujve të rinj. Mjekët gjithashtu nuk kanë pasur të dhëna të mjaftueshme se vaji i peshkut e zvogëlon depresionin ose mos vallë personat e dëshpëruar dhe të pashpresë thjesht nuk hanë peshk. /Telegrafi/

Exit mobile version