Telegrafi

Van der Vaart: Felix është në klubin e gabuar dhe po punon me trajnerin e gabuar

Rafael va nder Vaart ka thënë se Joao Felix është një lojtar shumë i talentuar, por që gjendet në klubin e gabuar dhe punon me trajnerin e gabuar.

Portugezi u transferua te Los Rojiblancos në verën e kaluar nga Benfica për shumën e 120 milionë eurove, mirëpo që deri më tani nuk ka arritur të tregojë vetën.

Legjenda holandez deklaroi se 20-vjeçari ka një të ardhme të ndritur në futboll, mirëpo duhet të largohet nga skuadra spanjolle.

“Joao Felix është lojtar i talentuar, por ai është në klub të gabuar”, ka thënë ai në një intervistë për Ziggo Sport.

“Kur ata e transferuar sulmuesin portugez, mendoja se Diego Simeone do të ndryshonte stilin e lojës, mirëpo ishte e gabuar”.

“E kuptoj se të fitosh është ajo çfarë ka rëndësi, por kur keni lojtarë të tillë në skuadër, ju duhet t’i adaptoheni stilit të tyre të lojës”.

Lexo po ashtu Kalimi i Joao Felixit te Atletico Madrid po kthehet në një makth për portugezin: 659 minuta pa gola dhe asistim

“Atletico luanë me një lojë shumë të koncentruar në mbrojtje dhe të dalin përpara me kundërsulme, mirëpo kjo nuk e ndihmon Felixin, ai duhet të largohet nga aty”, ka shtuar më tej Va nder Vaart.

Felix është aktualisht i lënduar dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehet në aksion. /Telegrafi/