Myrto Uzuni është rikthyer te goli me skuadrën e Ferencvarosit në Hungari.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, në ndeshjen e zhvilluar ditën e sotme kundër Tokolit, e vlefshme për Kupën e Hungarisë.
Uzunit i është besuar ekzekutimi i dy penalltive, në të cilat shqiptari është treguar mjaft i saktë, duke mposhtur dy herë portierin kundërshtar brenda katër minutave.
⏱ 14’ | 0️⃣-2️⃣ | Uzuni scores 💚#Fradi #ftc #ferencvaros pic.twitter.com/7Nivp8ARNc
— Ferencvárosi TC (@Fradi_HU) October 27, 2021
Ferencvaroshi po fitonte me shifrat 0-1, teksa dy golat e beratasit në minutat 15-të dhe 19-të e dërguan rezultatin e ndeshjes në 0-3.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në të gjithë lojën, teksa paraqitja e tij e mirë me klubin hungarez janë një lajm i mirë në prag të ndeshjeve që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin nëntor.