Telegrafi

Uzuni në listën e dëshirave të Real Betisit

Myrto Uzuni është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme, më e mira në karrierën e tij.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në La Liga 2 me fanellën e Granadas, duke shënuar e asistuar vazhdimisht.

Uzuni këtë edicion në 24 ndeshje zyrtare ka realizuar 17 gola dhe ka dy asistime, duke mbajtur pozitën e parë të golashënuesve në kategorinë e dytë spanjolle.

Por reprezentuesi shqiptar është në krye të listës së dëshirave të Real Betisit për edicionin e ardhshëm.

ElGolDigital ka raportuar se Real Betisi e dëshiron me çdo kusht shqiptarin dhe me Uzunin synon ta zëvendësojë Wilian Jose i cili do të largohet në verë.

27-vjeçari mund të largohet nga Granada vetëm nëse vije një ofertë mbi 20 milionë euro.

Ndërkohë përveç Betisit, për Uzunin interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër spanjolle Valencia. /Telegrafi/